Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës së bashku me Sindikatën e Administratës Publike të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, para mediave tha se ndërhyrja e fundit e komisionit parlamentar në lidhje me shkarkimin e këshillit të pavarur mbikëqyrës të Kosovës është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Është hera e parë që Qeveria e Kosovës nuk merr asnjë hap për të shënuar këtë ditë. Kjo është një vërejtjeje e madhe për mungesën e interesimit për administratën publike. Shqetësimet që e përcjellin janë shumë. Iniciativa e komisionit parlamentar ka marr guximin të ndërhy në sistemin e drejtësisë ka vendosur ta shkarkoj Këshillin i Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Sistemi gjyqësor në vend është i ngarkuar dhe ka kërkesa të shërbyesve civil që presin me nga 2-3-4 vjet. Ne nuk pajtohemi në asnjë mënyrë dhe nëse vazhdon nga ana e Parlamentit ne do të kërkojmë nga instancat më të larta që kjo të mos kaloj. U bëjë ftesë krerëve të shtetit që të mos lejojnë ndërhyrje të tilla në sistemin e drejtësisë. Për këtë ditë në vend që të dalim me lëvdata e ku jemi cilësuar si administrata më profesionale në rajon, ne dalim me këto ankesa”, është shprehur Zymberi.
Ali Gashi kryetar Sindikatës të Administratës Publike të Kosovës tha se ekzistojnë shumë probleme me të cilat shërbyesit civil përballen.
“Unë pajtohem me atë se çka u tha pasi që ky shqetësim është i përbashkët. Jemi të befasuar me vendimin e fundit të komisionit lidhur me ndërhyrjet në agjensionet e pavarura. Ne si sindikata jemi ballafaquar me kërkesat substanciale që u duhen punëtorëve të shërbimit civil. Hartimi i projektligjit për paga duhet të procedohet në Kuvend, kjo është kërkesa jonë. Si kërkesë e dytë është që me rastin e pensionimit të përcillen me dy paga pas daljes në pension. Kërkesë e tretë është që tu pranohet përvoja e punës të gjithë atyre që kanë dalë nga puna në vitet e 90 ta, kjo pasi që gjatë regjimit serb ata janë larguar nga puna dhe kjo e drejt atyre nuk po i njihet ndërkaq e kundërta është për ata që kanë vazhduar punën. Kërkesë tjetër është aplikimi i sigurimit shëndetësor. Kërkesë tjetër është nënshkrimi kontratës kolektive dhe sektoriale. Po ashtu kërkesa jonë tjetër është edhe paga minimale të jetë 350 euro, këto janë vetëm disa nga kërkesat pasi që kemi edhe shumë parregullsi të tjera. Apel Qeverisë mos ndërhyj te shërbyesit civil sepse ky shërbim civil është produkt i një sakrifice me punë mbi 20 vjet, larg duart nga shërbyesit civil.”
Të dy kryetarët e sindikatave në një përgjigjeje për arbresh.info thanë se ata vazhdimisht kanë bërë kërkesa në Qeverinë e Kosovës dhe se akoma do të vazhdojnë deri sa të arrijnë ne një bashkëpunim me të gjithë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...