Shtatë persona janë përfshirë në dy raste të rrahjeve në Prizren.
Dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej tyre po trajtohet në spitalin e Prizrenit.
Për këto dy raste, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, shkruan arbresh.info.
Raport i policisë:
Rr. Mark Kaqinari, Prizren, 22.06.2021-12:45. Është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ( i lënduari ) është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren, 22.06.2021-13:40. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar . Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...