Folgore – Prishtina, mbyllet pjesa e parë

20:57 | 22 Qershor 2021
KRG

Prishtina ka debutuar në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës është duke zhvilluar ndeshjen e parë në raundin parakualifikues, ndaj Folgores.

E 45 minutat e para të kësaj sfide janë mbyllur ashtu siç filluan me rezultat 0-0.

Prishtina pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Gjithsesi gjiganti kosovar synon që në pjesën e dytë ta fitoj takimin dhe të shkoj në finale të raundit parakualifikues. /Gazeta Olle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme