Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të deputetëve: Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajqinovci, anëtarë dhe deputetët Jeta Statovci dhe Fitim Uka, zëvendësanëtarë, mori pjesë në punimet e Sesionit të Tetë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), me temën: “Fqinjët e ELJ-së të Bashkuar: Përforcimi i mekanizmave të bashkëpunimit për të ardhmen e soliadaritetit rajonal”, mbajtur në Antalia, Turqi.
Në emët të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila ju drejtua pjesëmarrësve online.
Në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve në Sesionin e tetë Plenar të AP të SEECP-së, organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, si Kryesuese e rradhës për këtë vit e AP të SEECP-së, nënkryetarja Saranda Bogujevci theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka rajoni ynë në drejtim të plotësimit të vizionit evropian. Në veçanti u fokusua në mundësitë dhe përfitimet që mund të sjell përmbyllja e këtij procesi për vendet e ELJ-së dhe BE-në.
Duke vënë në pah dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në shëndetin publik dhe në ekonomi, nënkryetarja Bogujevci theksoi rëndësinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave në mes vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm rreth procesit të integrimit dhe në nivel rajonal, por edhe nivel bilateral, në të gjitha nivelet me interes të ndërsjellë.
Sa i përket çështjes së sigurisë në rajon, nënkryetarja Bogujevci theksoi se ajo është e ndërlidhur ngusht me sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse, siç tha ajo, historikisht Ballkani Perendimor ka qenë fushëbetejë e interesave të ndryshme dhe akterëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë, dhe në mënyre direkte ka afektuar sigurinë e Bashkimit Evropian.
“Për të eleminuar çfarëdo mundësie të konfliktit apo kërcënimit të sigurisë përbrenda rajonit, sugjeroj që të punojmë së bashku për të arritur një marrëveshje të përbashkët të paqes si rajon, e që do të dërgonte sinjal të fuqishëm të vendet tjera të Bashkimit Evropian, por edhe që do të mund të përdoret si model i tejkalimit të konflikteve ndërmjet shteteve në rajonet e tjera të botës, ku konfliktet ende vazhdojnë. Jo rrallëherë platformat e rajonale janë kontribues të arritjes së paqes së qëndrueshme dhe sigurisë të përhershme”, theksoi Bogujevci.
Sesioni Plenar u parapri nga takimet e komisioneve te përgjithshme dhe Komisionit të përhershëm qendror, të cilat u mbajtën javën e kaluar online në Prishtinë dhe Stamboll, si dhe takimi i Komisionit të përhershëm qendror, i cili u mbajt dje.
Gjatë takimeve të punës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës u përfaqësua nga deputetët: Fitore Pacolli Dalipi, Komisioni i Përhershëm Qendror, Mefail Bajqinovci, Komisioni i Përgjithshën për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë, Jeta Statovci, Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji dhe Fitim Uka, Komisioni i Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë.
Kuvendi i Kosovës këtë vit ka kryesuar edhe me dy komisione të përgjithshme, Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, si dhe me Komisionin e Përgjithsëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë.
Kosova gjithashtu ka përgatitur edhe raportet dhe rezolutat e këtyre komisioneve, të cilat nuk u arrit të procedohen tutje për miratim në Seancë Plenare, për shkak të mungesës së konsensusit dhe kundërshtimeve paraprake të delegacioneve nga Greqia dhe Serbia, si dhe moslejimit nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës të miratimitit të këtyre raporteve pa simbole të Republikës së Kosovës.
Kundërshtime dhe akuza ndërmjet delegacionit të Serbisë dhe atij Kosovës, pati edhe gjatë Seancës Plenare.
Zëvendëskryesuesi i delegacionit serb, Djordje Miliçeviq në fjalimin e tij fokus kryesor kishte Kosovën. Sipas tij, “Prishtina është duke injoruar marrëveshjen e Brukselit dhe se popullata dhe kisha serbe në Kosovë janë të rrezikuara”.
“Ne dëshirojmë të arrijmë marrëveshje konsensuale por kjo nuk do të thotë që do të lejojmë të shkatërrojmë të gjtha marrveshjet e arritura me shumë mund. Ne jemi të barabartë si njerëz por nuk jemi të barabartë si shtete. Kosova nuk është shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur nga pesë vendet anëtare të SEECP-së”, theksoi ai.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli Dalipi, tha se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti Asamblesë, ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë. Ajo shtoi se Saranda ishte vetëm 13 vjeçe kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra plumba, duke mbijetuar, përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 plumba. Por, ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit.
“Dua t’ju njoftoj se ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe pamëshirshëm pati sulmuar Kosovën. Ne ishim fëmijë atëherë. U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vrarë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka masakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhunuar mbi 20.000 gra. Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vrarë e masakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit”, theksoi Pacolli.
Ajo falënderoi të gjithë përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë, e cila shkeli prarimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
Sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore i kryesuar nga Turqia si Kryesuese në detyrë, mbylli punimet e tij me miratimin me konsensus të dokumentin kryesor, Deklaratësë së përbashkët përfundimtare.
Sipas rregullores së punës së AP të SEECP-së, vendimet merren me konsensus.
Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë sesion ishin edhe delegacionet nga Turqia (si vend nikoqir), Greqia, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia.
SEECP është një proces rajonal i themeluar në Sofje më 1996 me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin dhe sigurinë, marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në dimensionin njerëzor, drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër terrorizmit.
Asambleja Parlamentare e SEECP ka një rol të rëndësishëm pasi është një organizatë, ambicia e të cilës është të bëhet organizatë udhëheqëse parlamentare në rajon dhe që përfaqëson platformën më të përshtatshme për të përballuar sfidat e Evropës Juglindore.
Kosova merr pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP/PBEJL-së, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.
Ndërsa gjatë Kryesimit njëvjeçar të Kosovës me SEECP, u vendos që Kosova të kryesojë me dy Komisionet e përgjitshme të Asamblesë./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”