Zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi, kanë bërë që krerët e koalicionit qeverisës të dalin me një deklaratë të përbashkët, raporton RTCG.
Kohët e fundit, në vendin fqinj temë diskutimi ka qenë rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të reja.
“Ne jemi kundër përmbysjes së Qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare sepse Mali i Zi ka nevojë për stabilitet, me zbatimin e menjëhershëm të reformave rrënjësore”, thanë sot Kryeministri Zdravko Krivokapiq, Kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiq dhe Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq, në lidhje me situatën aktuale politike, përcjell arbresh.info.
Në një deklaratë të përbashkët, ata deklaruan se çdo zgjidhje për kapërcimin e krizës aktuale politike duhet të marrë parasysh ndryshimet midis përbërësve të qeverisë për çështje të caktuara që janë sjellë në muajt e fundit nga një pjesë e shumicës parlamentare dhe ish-qeverisë./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit