Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, para deputetëve të Kosovës tha se nuk e mbështesin aspak idenë e ridizajnimit të kufijve në Ballkan, duke thënë se e kanë parë me shqetësimin ringjalljen e presioneve nacionaliste.
“Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve okulte që synojnë ridizajnimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë”.
Tutje ai inkurajoi deputetët kosovarë që ta çojnë përpara dialogun me Serbinë dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë.
“Uroj që ky Kuvend të interpretojë këtë linjë ndryshimi dhe të punojë me unitet të plotë, që të shikoni përpara duhet të identifikoni problemet dhe të gjitha dhimbjet e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës nuk është në diskutim asnjëherë, Italia inkurajon që të dyja shtetet të çojnë diskutimin përpara për të hapur një fletore të re dhe të pastër për një paqe të përbashkët”, përfundoi ai.
Di Maio vë në pah mos liberalizimin e vizave, duke thënë se BE-ja është dritëshkurtër në rastin e Kosovës.
“BE nganjëherë është dritëshkurtër në rastin e Kosovës, ku ende qytetaret nuk gëzojnë vizat edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Italia do vazhdojë të luftojë në mënyrë që përparimi i të gjitha vendeve të përkthehet në një progres me Evropën, sepse ne mbështetemi nga shumë vende. Krimi dhe korrupsioni janë plagë të vërteta që shkaktojnë mos besim, kjo është një sfidë strukturore në tërë rajonin, ku viktimat janë brezat e rinjë”, deklaroi ai. /Eo
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje