Angela Merkel merr dozën e dytë të vaksinës ‘Moderna’

17:50 | 22 Qershor 2021
A. B.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Merkel e mori vaksinën e kompanisë Moderna, pasi kishte administruar AstraZeneca-n në injektimin e parë, njoftoi sot kancelarja, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

“Po, ne konfirmojmë se Merkel është parë së fundi të injketojë dozën e dytë të vaksinës, atë me ARN messager të amerikanit Moderna, theksoi një zëdhënës i kancelares.

Kancelarja, 66 vjeçe, administroi më 16 prill, vaksinën e AstraZeneca-s, përdorimi i të cilës ishte pezulluar për një kohë në Gjermani pas disa rasteve të trombozave të regjistruara në Europë.

Përdorimi i kësaj vaksine, administruar tek disa drejtues gjermanë, përfshirë presidentin e Republikës, Frank-Walter Steinmeier, është rezervuar në Gjermani për grupmoshën mbi 60 vjeç.

Ndryshe, më shumë se gjysma (51,2%) e popullsisë së Gjermanisë, ose 42,5 milionë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 26,3 milion (31,6%) janë vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të publikuara të martën nga Instituti Robert Koch. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme