Google ADS

Konjufca takon ministrin e Jashtëm të Italisë

17:13 | 22 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës që diplomati italian po bënë në Kosovë.

Ai gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti e ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në kuadër të kësaj vizite Kosova dhe Italia kanë nënshkrua edhe një marrëveshje mbi eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Ministri italian do të mbaj një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme