Google ADS

Kurti takon ministrin e Jashtëm të Italisë

16:42 | 22 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës që diplomati italian po bënë në Kosovë.

Ai gjatë ditës ka takuar edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në kuadër të kësaj vizite Kosova dhe Italia kanë nënshkrua edhe një marrëveshje mbi eliminimin e tatimit të dyfishtë, raporton arbresh.info.

Ministri italian do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe do të mbaj një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme