Policia e Kosovës e ka gjobitur me 150 euro, një 24-vjeçar që tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik.
Rasti tek policia është njoftuar nga qytetarët.
Kështu ky institucion i sigurisë u ka bërë thirrje edhe më tutje qytetarëve që të lajmërojnë personat që bëjnë kundërvajtje në trafik.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Rakaj , rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Policia, e ftoi qytetarin A.M (M/SH/K) 24 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...