Google ADS

Nga kjo datë polica kufitare për mërgimtarët do të paguhet nga Qeveria e Kosovës

14:32 | 22 Qershor 2021
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar nga Qeveria e Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

“Vendim shumë i rëndësishëm për bashkatdhetarët”, është shprehur kryeministri, Albin Kurti.

Derisa arsyetoi vendimin, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim hynë në fuqi nga data 1 korrik.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Bankën Qendrore dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve brenda kësaj jave të lidhim marrëveshje dhe mbulimi të fillojë nga 1 korriku. Ky problem po zgjidhet në mënyrë permanente”, deklaroi Murati.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur këtë vendim.

“Kjo është e pritne nga mërgata që shumë vite, kështu që faleminderit nga zemra”, deklaroi Mehaj në mbledhjen e qeverisë.

Kabineti qeveritar po vazhdon mbledhjen, dhe në shqyrtim ka 28 pika në rendin e ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme