Zyrtarja e lartë e partisë në pushtet në Korenë e Veriut, Kim Yo-jong, ndryshe motra e liderit të këtij vendi Kim Jong-un, ka deklaruar se raportimet e mediave që kinse mënyra me të cilën Washingtoni e sheh dhe jep sinjale për Pyongyang, mund t’i sjellë amerikanëve dëshpërim dhe zhgënjim të madh.
Ajo i është përgjigjur këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të dielën tha se deklarata e fundit e Kim Jong-un me të cilën bënte thirrje për përgatitje për konfrontim por edhe në diplomaci me SHBA-të, paraqet një “sinjal interesant” nga ana e Pyongyang, shkruan cnn.
“Duket se SHBA-të ndoshta e interpretojnë situatën në atë mënyrë për të siguruar arsye për vete. Pritjet që kanë vendosur ‘t’i mbjellin’ në rrugën e gabuara – do t’i çojë drejt një zhgënjimi më të madh”, ka thënë ajo.
Deklarata e Kim Yo-jong vjen në kohën kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherit i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim – që sot pritet të takohet me presidentin jugkorean Moon Jae dhe ministrin për Bashkim, Lee Ji-jong, i cili është i angazhuar për raportet me fqinjin verior.
Të hënën Sung Kim ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me përfaqësues të Koresë së Veriut kudo qoftë, pa kushte – duke theksuar si i gëzohet bisedës pozitive për të cilën pretendon se do të pasojë së shpejti.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person