Dy futbollistët e Anglisë, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në ndeshjen e sontme ndaj Çekisë.
Kjo pasi që ata duhet të izolohen për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus.
Dyshja u pa duke pasur kontakt me bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, Billy Gilmour pas barazimit të Anglisë me Skocinë të premten, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ata duhet të izolohen deri më 28 qershor dhe mund ta humbasin edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Anglisë. Të dy kanë rezultuar negativ për koronavirus.
Anglia e ka të garantuar një vend në 1/8 e finales së Euro 2020 pas rezultateve të mbrëmshme, por do të tentojnë ta përfundojnë grupin D si fitues.
Nëse Anglia përfundon e dyta në grup do ta luajë ndeshjen e tyre të hënën më 28 qershor, por nëse ata e fitojnë grupin do të luajnë një ditë më vonë dhe dyshja do të ishte e gatshme.
Mesfushori, Mason Mount ka luajtur çdo minutë për Anglinë në këtë Kampionat Evropian, teksa Chilwell ende nuk ka performuar. /Gazeta Express/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet