Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti thotë se është gjithmonë mirë ‘të vjedhësh’ një lojtar të Milanit, por ka frikë se Nerazzurrët mund të shesin Lautaro Martinezin.
Kampioni i Serie A është në prag të nënshkrimit me Hakan Calhanoglu në një transferim të lirë nga rivali lokal.
Rprezentuesi i Turqisë ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Nerazzurrët dhe aktualisht po i kompleton testet mjekësore.
“Është gjithmonë mirë të vjedhësh një lojtar të Milanit”, tha Berti për La Gazzetta dello Sport.
“Shakatë mënjanë, është një nënshkrim bindës nga një perspektivë taktike, edhe nëse ai po luante në krahun e djathtë në Milan, ai do të jetë një nga tre mesfushorët qendrorë te Interi. Aftësitë e tij teknike janë të padiskutueshme”, vazhdoi ish-mesfushori.
Sidoqoftë, Berti, beson se një tjetër lojtar i Interit mund të rrisë cilësinë e Nerazzurrëve në mes të fushës.
“[Stefano] Sensi është kaq i fortë. Ai ka luajtur më mirë se [Andres] Iniesta në dy muajt e tij të parë nën [Antonio] Conten, por më pas ai kishte shumë lëndime. Të gjitha këto probleme mund të kenë ndikim edhe në mentalitetin e lojtarit”.
“Conte dëshmoi të ishte një vlerë e shtuar, më vjen keq që ai u largua”, shtoi 54-vjeçari.
“[Simone] Inzaghi është zgjedhja e duhur për ta zëvendësuar atë. Conte dhe Inzaghi përdorin një sistem të ngjashëm dhe Lazio gjithmonë ka luajtur mirë nën drejtimin e Inzaghit. Është një sfidë e madhe për të”.
Kampionët e Serie A mund të shesin Achraf Hakimin për të mbajtur blinacin pozitiv ekonomik, por Berti ka frikë se Nerazzurrët mund të shesin edhe Lautaro Martinezin.
“Do të ishte një ide e keqe të ndajmë një nga partneritetet më të mira sulmuese në Evropë”, tha ai.
“Çmimi i Lautaros është i lartë, por unë nuk do të qetësohem derisa të mbarojë afati i transferimeve, sepse ka disa klube që mund ta përballojnë atë (çmim)”, ka përfunduar Berti. /Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...