Kroacia përmend liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian

12:01 | 22 Qershor 2021
arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Grlic Radman, para takimit të Këshillit Evropian tha se Kroacia ka në fokus vendet e Ballkanit Perëndimor.

Radman tha se Kroacia fuqishëm përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan arbresh.info.

“Gëzohem të shoh vendet të angazhohen për të ardhmen në Bashkimin Evropian. Sot do të kemi konferencën për Malin e Zi dhe Serbinë. Kosovës i duhet liberalizimi i vizave, dhe Kroacia fuqishëm e përkrahë këtë”, deklaroi Ramdan.

Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret hapjen e negociatave sa më shpejtë që të jetë e mundur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme