Prishtina do të përballet sot (e hënë) me Folgoren në kuadër të gjysmëfinales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin Elbasan Arena në Shqipëri. Kampioni i Superligës së Kosovës shihet si favoritë në letër dhe shpreson që të kalojë në finale të raundit preliminar. Folgore e San Marino është një kundërshtar i panjohur për bardhëekaltërit, pasi nuk janë takuar më parë.
Në rast se triumfojnë në këtë takim, Prishtina do të mund të përballet me fituesin e duelit mes HB Torshavn e Inter Escaldes, që po ashtu fillon nga ora 20:00.Nëse e kalon edhe këtë pengesë, atëherë klubi nga elita e futbollit kosovar do të ketë punë me Ferncvarosin në raundin e parë kualifikues në garën më të madhe për klube në Evropë.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...