Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur gjatë natës Greqinë.
Mediet fqinje raportojnë se lëkundja e fortë është regjistruar në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dokekanez.
Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) njoton se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash.
Mediet greke kanë kontaktuar me autoritetet e ishullit, të cilët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.
Lëkundja është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj