Google ADS

Sherr në “Përputhen”, kapen për fyti konkurentët

01:22 | 22 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një situatë shumë e tensionuar është regjistruar në puntatën e sotme të emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Lindita akuzoi Çimin se e ka përdorur, ndërsa konkurentes i është kundërvënë Olti, një nga djemtë me të cilët ajo ka pasur takime për njohje.

Olti tha se ka qenë ajo që ka përdorur meshkujt. Kjo deklaratë ka sjellë irritimin e Linditës, e cila ka humbur vetëkontrollin dhe është ngritur nga karrigia dhe e ka kapur për fyti, teksa e ka quajtur plehrë.

Pjesë nga debati:

Olti: Na ke përdorur të gjithëve.

Lindita: Po Armandon e kam përdorur unë.

Olti: Më bëhet qefi për këto dy që u lidhën, sigurisht Çimi ka bërë zgjedhjen më të mirë për veten e tij, për jetën e tij. Ti je provokatorja. Ke bërë çmos si e si për të bërë xheloz Çimin, me sjelljen ndaj meje, me i hip Ilirit në kurriz, me kërcyer me këtë, me dalë me Samiun, me i nxjerrë kallamin samit, tani nuk e di ça i ke nxjerrë Armandos.

Lindita: Olsa kërkoj ndërprerjen e programit.

Olti: Ke bërë çmos… Për çfarë? Për çfarë?

Bora Zemani: Për çfarë kërkon ndërprerjen e programit Lindita?

(Lindita shkon drejt Oltit dhe e kap për fyti)

Lindita: Ti nuk je askushi këtu…

Olti: Për çfarë?

Lindita: Ti nuk je askushi këtu, ti të më thuash mua përdor meshkujt mo plehrë. Unë nuk dua…

Olti: Unë bëj cfarë të dua unë jo çfarë të thuash ti.

(Lindita del nga studioja duke qarë dhe ofenduar).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme