Kurti vizitë në odën ku Zahir Pajaziti me shokë bënin planet për aksione

22:45 | 21 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Podujevën, ku në një odë siç ka shkruar ai ka dëgjaur rrëfime për aksionet e para të bëra nga Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci e Hakif Zejnullahu.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë odë janë bërë planet për çlirim nga tashmë heronjtë e shtetit.

Postimi plotë i Kurtit:

Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu.

Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme