Zëvendësndihmësi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Azi, Mathew Palmer në video konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanit ka folur për rrugën e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.
Video konferenca për integrimin euroatlantik të Ballkanit ka qenë nën organizimin e organizatës joqeveritare “Greek House Davos”.
Siç raporon Zëri i Amerikës, Palmer ka theksuar se SHBA-të synojnë Ballkan Perëndimor të qetë, stabil dhe me prosperitet në BE dhe Bashkimi Evropian janë partnerë në promovimin e stabilitetit dhe luftës kundër korrupsionit në rajon.
“Palmer theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe përshpejtimit të aderimit të Maqedonisë në BE”, tha organizata joqeveritare, duke theksuar se Palmer ka theksuar edhe rëndësinë e Greqisë si pjesë rajonal dhe më gjerë në rajonin e mediterian.
Në takim, krahas liderëve rajonal dhe ambasadorëve, ka marrë pjesë edhe ministri malazez i MPJ-së dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj