Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në lokacionet ku do të mbahen Lojërat Olimpike në Tokio, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
Spektatorët nga jashtë tashmë janë ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke mos kaluar 50% të kapacitetit të një vendi.
Tifozët nuk do të lejohen të bërtasin ose të flasin me zë të lartë dhe do të duhet të veshin maska gjatë gjithë kohës që ndjekin një aktivitet sportiv.
Olimpiada 2020 – e shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit – do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht, 2021.
Vendimi për të lejuar spektatorët erdhi pavarësisht një raporti të lëshuar nga ekspertët japonezë të shëndetësisë, të cilët vlerësuan se mbajtja e Lojërave pa spektatorë është opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm.
Por, presidentja e komitetit organizues të Lojërave, Seiko Hashimoto, tha se “ka shumë raste të ngjarjeve sportive” që zhvillohen me spektatorë, si brenda, ashtu edhe jashtë Japonisë.
“Duke i respektuar masat dhe bazuar në kriteret e Qeverisë, ne besojmë se mund t’i mbajmë Lojërat me spektatorë”.
“E gjithë bota po përballet me të njëjtat çështje dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’i kapërcyer ato”, tha Hashimoto.
Delegatët dhe sponsorët do të klasifikohen si organizatorë dhe për këtë arsye u tha se nuk do të përfshihen në mesin e 10,000 shikuesve.
Tokio e ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të dielën, pesë javë para fillimit të Olimpiadës./Rel/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...