Google ADS

Vuçiq i prezanton raportin për Kosovën partive joparlamentare

13:51 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesit e partive joparlamentare, të cilat nuk duan pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në dialogun ndërpartiak, dhe me atë rast do të paraqesë raportin për Kosovën, dhe rezultatet e dialogut me Prishtinën, transmeton arbresh.info.

Takimi do të mbahet në 16:00 në Sallën 1 të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit të Serbisë, duke deklaruar se kameramanët dhe fotoreporterët do të jenë në gjendje të regjistrojnë fillimin e takimit./Tanjug/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme