E diela “e zezë”, shumë raste të dhunës në familje

10:44 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Burri i rrahur nga gruaja në Prishtinë, gra të rrahura nga burrat nëpër komuna të ndryshme. Familjarë që ushtrojnë dhunë fizike e psiqike ndaj familjarëve të tjerë.

Këto janë rastet e dhunës në familje gjatë të dielës të raportuara në Policinë e Kosovës.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë- Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Hajvali, 20.06.2021 ─ 07:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar (vëllai i ti). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lipjan, 20.06.2021 ─ 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar të merr tretman mjekësorë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Viti, 20.06.2021 ─ 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Pejë, 20.06.2021 ─ 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjakovë, 20.06.2021 ─ 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme