​Sot në Hagë mbahet konferenca për ecurinë e rastit Pjetër Shala

07:43 | 21 Qershor 2021
M. A.

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 në Hagë do të mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së Pjetër Shala, kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen e tyre zyrtare.

Në seancën e parë, e cila ishte mbajtur në muajin prill, Pjetër Shala u deklarua i pafajshëm.

Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për kinse krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme