21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky fenomen njihet edhe me termin solstici i verës. Shkencëtarët po zhvillojnë një numër projektesh studimore për të kuptuar se si ndikojnë fenomenet diellore tek aktiviteti i njeriut në Tokë:
Dita më e gjatë e vitit, apo Solstici Veror ndodh kur dielli është mbi Tropikun e Gaforres. Kjo, shpjegojnë shkencëtarët, nuk ndodh sepse Toka është më afër Diellit, por se falë pozicionimit të Tokës pjerrtazi me një kënd 23.4 gradë në raport me Diellin, hemisfera veriore përfiton nga orë më të gjata drite.
“Kur Toka rrotullohet rreth Diellit, qëndron në anë, nuk është në bosht vertikal. Në varësi se çfarë muaji është, disa pjesë të globit janë larg Diellit, pra nuk janë aq të ndriçuara sa pjesë të tjera. Ky fenomen krijon stinët e vitit,” shpjegon Alex Young, shkencëtar i NASA-s.
Mijëra vetë do të mblidhen më 21 qershor në monumentin historik Stonehenge në Angli në një traditë mijëra vjeçare pagane që feston ardhjen e stinës së ngrohtë.
Shkencëtarët shpjegojnë se kjo periudhë ofron një mundësi shumë të mirë për të studiuar fenomentet diellore, të cilat luajnë një ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aktivitete të njeriut në Tokë.
“I gjithë ky aktivitet ka ndikime nga më të ndryshmet tek ne. Për shembull fenomene si erërat diellore, rrezatime nga fusha magnetike e diellit. Nganjëherë ka çlirime masive të materies diellore, të cilat trazojnë fushën magnetike, ndërhyjnë në aktivitetin e pajisjeve elektronike. Shpërthimet diellore mund të pengojnë komunikimet dhe mund të krijojnë mjedis të rrezikshëm për astronautët. Të gjithë këto fenemone të motit hapsinor kanë ndikim në të gjithë sistemin tonë diellor,” tha zoti Young.
Ndërkaq, shkencëtarët kanë organizuar një numër misionesh për të kuptuar më mirë aktivitetin e yllit të sistemit tonë diellor.
“Në varësi të valëve të dritës, shohim fenomene të ndryshme të diellit. Shohim shpërthime e aktivitete të tjera të fuqishme diellore. Me këto studime marrim një imazh më të plotë të aktivitetit diellor. Po zhvillojmë disa misione hapsinore që studiojnë diellin nga orbita e Tokës. Ndërkaq, Sonda Diellore Parker, e cila po futet në atmosferën e diellit, na ofron një vështrim më të afërt dhe unik të aktivitetit diellor. E gjithë kjo po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës”.
Misioni i përbashkët synon të studiojë nga afër rajonet polare të Diellit dhe të vëzhgojë aktivitetin e tyre magnetik për herë të parë. Nëse misioni kryhet me sukses, Sonda Orbitale do të kapë për herë të parë imazhet e poleve të Diellit, si dhe do të studiojë hemisferën dhe erërat diellore./voa/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...