Të paktën katër persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën nga të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në Rexdale County të Torontos në Kanada.
Në mesin e të plagosurve në të shtënat gjatë festimit të ditëlindjes së një fëmije janë një djalë njëvjeçar, një vajzë pesëvjeçare, një 11-vjeçar dhe një 23.
Shefi i policisë Ron Taverner tha se plumbi goditi një foshnjë njëvjeçare, kurse 23-vjeçari u qëllua në këmbë.
Inspektorja Kelly Skinner tha se po kërkohen më shumë të dyshuar dhe se besojnë se fëmijët nuk ishin shënjestrat kryesore.
Duke theksuar se janë duke u trajtuar gjithsej pesë të plagosur, katër prej tyre me plagë me armë zjarri, stafi mjekësor i Torontos ndau informacionin se njëri prej fëmijëve është në gjendje rreziku për jetën.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...