Përfundon ndeshja Zvicër – Turqi

20:00 | 20 Qershor 2021
KRG

Ka përfunduar ndeshja Zvicër – Turqi e cila është në kuadër të kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Ndeshja ka përfunduar në favor të zviceraneve ku kanë fituar më rezultat 3-1 kundër truqëve.

Goli i parë  erdhi në minutën e 6-të, ku golashënues ishte Haris Seferovic i cili është asistuar nga  Steven Zuber.

Në minutën e 26-të ka shënuar Xherdan Shaqiri i cili është asistuar nga Steven Zuber.

Turqit kane gjetur rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 62-të  me golin e Irfan Kahveci i  cili është asistuar nga Hakan Calhanoglu.

Kurse në minutën e 68-të, Shaqiri ka shënuar përsëri duke e bërë rezultatin 3-1 në favor të zviceraneve.

Në minutën e 70-të, 75-të, dhe 76-të, janë ndëshkuar me karton të verdhë  Hakan Calhanoglu, Mehmet Zeki Celik dhe Caglar Soyuncu.

Kurse në minutën e 78-të është ndëshkuar me karton të verdhë Granit Xhaka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme