Ushtria e Kosovës dhe Izraelit pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

14:00 | 20 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim virtual me ish-kryeministrin e Izraelit, Shaul Mofaz.

Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.

Në anën tjetër ish-kryeministi izraelit vlerësoi lartë vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kombeve, duke nënvizuar që vonesën e deritashme ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet e veçanta njerëzore të vendit tonë për zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm.

Po ashtu Mehaj dhe Mofaz, biseduan për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ata u pajtuan që është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

Përveç kryeministër, gjenerallejtnant Shaul Mofaz, ka qenë edhe shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme