Xhamia e Hadumit e vendosur në brendësi të Çarshisë së vjetër në Gjakovë akoma ruan trashëgimin që nderë shekuj arriti t’i qëndroj kohës.
E ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane, konkretisht në vitet 1594/1595, nga Hadum Sylejman
Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, kjo xhami i dha hovë zhvillimit ekonomit e social.
Kjo xhami, shërben për besimtarët e fesë islame e cila lidhet me një histori të ngushtë me emërtimin e Gjakovës.
Karakteristikë e kësaj xhamie pa dyshim që mbeten punimet apo shkrimet e vendosura mbi dritaret dhe orendit e trashëguara ndër shekuj që kryeimami i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Visar Koshi, tregon për arbresh.info.
Ndërtimin i brendshëm strukturor i xhamisë së Hadumit i ngjan xhamive të tjera, siç janë vendi ku rrinë imami apo hoxha gjatë namazit, ulja e xhematit etj.
Kalaveshët e rrushit të vendosura brenda këtyre punimeve tregojnë që ky vend ka kultivuar rrush.
Vend të veçantë padyshim që në këta xhami ka edhe vendi ku bëhet thirrja e ezanit, ftesa për tu falur.
Edhe përkundër djegës dhe gjysmë shkatërrimit nga lufta e fundit në Kosovë kjo xhami nuk i humbi vlerat që ajo i posedon, ani pse gjatë viteve i pati disa restaurime.
Humbjet të cilat i pati kjo xhami ishin edhe marrja e 2000 dorëshkrimeve nga Serbia që sipas Kryeimamit nuk do mund të zëvendësohen kurrë.
Me kohë janë ndryshuar edhe mënyra e ngrohjes së kësaj xhamie, e ndriçimi po ashtu.
Sipas kryeimamit problem kryesor përbën shënimi epitafeve (shënimeve në varreza), ku në oborrin e kësaj xhamie janë pothuajse 150-200 varreza, të periudhës Osmane.
Në oborrin e kësaj xhamie gjendet edhe ndërtesa e Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Xhamia e Hadumit konsiderohet si një nga monumentet historike të Gjakovës e ku do mbetet si e tillë për breza e shekuj me radhë/S.D/arbresh.info/
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...
3.6 miliard euro buxheti për vitin 2025, Murati: 9 për qind ...