Google ADS

Romë: Policia qëllon me armë zjarri një person me thikë në dorë

12:39 | 20 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Policia e ka qëlluar me armë zjarri një person në Romë.

Momenti i panikut ndodhi pasditën e së shtunës në kryeqytetin italian.

Një burrë i moshës 44 vjeçare nga Gana,i kishte kërcënuar agjentët e policisë.

Ai me këtë rast nuk e ka lënduar askend, por kishte refuzuar ta hidhte mjetin e mprehtë.

Ganezi para se të qëllohej u paralajmërua nga policët.

44 vjeçari i cili ka edhe precedentë të tjerë penalë është dërguar për trajtim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton italy24news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme