Google ADS

Shpërthim në një fabrikë në Serbi, plagosen tre persona

10:42 | 20 Qershor 2021
Arbresh.info

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Serbi ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku zjarrfikëset kanë bërë të mundur dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.

Ky është shpërthimi i dytë këtë muaj në fabrikën e municioneve Sloboda, e cila prodhon pajisje shtëpiake, municion artilerie dhe lëndë të tjera plasëse.

Ndërkohë në shpërthimin e parë nuk u lëndua asnjë person./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme