Google ADS

Vrau gruan 20-vjeçare në Greqi, Anagnostopoulos: Gjithçka e bëra duke pasur fëmijën në mendje

01:34 | 20 Qershor 2021
Trina Galanxhi

32-vjeçari grek, Babis Anagnostopoulos ka folur nëpërmjet avokatit të tij duke dhënë një tjetër deklaratë për krimin në Glyka Nera.

Ai thtoë se jeta e tij tashmë është shkatërruar, por gjithçka, përfshi krimin e bëri duke pasur vajzën e tij në mendje, Lydian 11-muajshe.

Babis t hotë se shqetësimi i vetëm i tij është që Lydia të jetë mirë me familjen e tij dhe të gruas.

“Shqetësimi im është për fëmijën tonë, Lidia. Jini  mirë me familjet tona. Unë jam i shkatërruar dhe gjithçka që kam bërë, kam bërë me fëmijën tim në mendje” ,- theksoi ai.

Ndërkohë avokati thotë se klienti i  tij është zotuar për të zbardhur gjithë ngjarjen ashtu siç është, pa fshehur asgjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme