Ka ndërruar jetë, ish-këshilltari i përbërjes së parë të pasluftës i kuvendit komunal në Gjilan

01:07 | 20 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ka ndërruar jetë Musli Ukshini, ish-këshilltar komunal në mandatin e parë të Kuvendit Komunal në Gjilan, i cili doli nga zgjedhjet e vitit 2000.

Ukshini ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Ai do të mbahet mend për kontributin konstruktiv në vendimmarrjen komunale, si përfaqësues i PPD-së (Partia e Progresit Demokratik) – PDK, raporton mediafokus.info

Varrimi i Musliu Ukshinit bëhet më datë 20.06.2021, në drekë, në varrezat e fshatit Nasalë, komuna e Gjilanit, ndërsa kufoma niset nga shtëpia në fshatin Zhegër.

Asambleja e parë komunale e Gjilanit, e dalë nga zgjedhjet e 28 tetorit 2000, ka pasur 41 këshilltarë, mes tyre 11 ishin nga PPD-ja-PDK-ja, ku bënte pjesë edhe Musliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme