Google ADS

Francë: Zgjedhjet lokale, provë e rëndësishme përpara atyre presidenciale

00:07 | 20 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet sot në Francë, dhe këto zgjedhje po konsiderohen si prova më e rëndësishme përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Presidenti Emanuel Macron do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale, transmeton portali arbresh.info

Por, sipas “Politico” Marine Le Pen është duke ecur nëpër sondazhe “krah me krah” me Emmanuel Macron.

Sondazhet sugjerojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet rajonale mund të jetë në një rekord të ulët, rreth 40 përqind.

“Politico” thekson se përqindja e ulët e daljes së njerëzve në votim mund të vie si pasojë e motit të keq, fundjavës, dhe për shkak të masave lehtësuese të kufizimit.

Analistët thonë se këto zgjedhje shqetësojnë pa fund mbështetësit e Macron, të cilët kanë frikë se pjesëmarrja e vogël e votuesve mund të godasë partinë e tyre dhe t’i jap “krah” partisë së Marine Le Pen.

“Kur ne kemi shpërndarë broshura për zgjedhjet lokale, ka pasur njerëz që nuk e kanë pasur idenë që do të mbahen zgjedhje lokale. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, por është e vërtetë që kemi një problem për të rritur interesin,” tha Roland Lescourt, deputet dhe anëtar i partisë së Macron.

Socialistët dhe Republikanët Konservatorë (LR), të cilët dominuan politikën franceze deri në disfatën e vitit 2017, vazhdojnë të qëndrojnë mirë në nivelin rajonal.

Sipas sondazheve të fundit, Asambleja Kombëtare është në një pozicion për të fituar pushtetin në të paktën një rajon, e cila do të ishte hera e parë në historinë e Francës.

Shumë në Francë e shohin votimin rajonal si një hap drejt Pallatit Elysee për Marin Le Pen, e cila humbi zgjedhjet në 2017 ndaj Macron, shton “Euroneës”.

Në zgjedhjet e mëparshme, i ashtuquajturi “Fronti Republikan” formoi partitë kryesore në raundin e dytë, në mënyrë që të parandalonte fitimin e së drejtës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme