124 raste aktive me Covid-19 në Shqipëri

21:13 | 19 Qershor 2021
A. B.

124 qytetarë të prekur me COVID janë aktualisht në Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 4 persona dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Sipas një njoftimi të ministrisë, janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës.

Në spital po trajtohen 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 774,257 tesime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,488 qytetarë.

Deri më tani janë shëruar 129,910 qytetarë nga COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,454 të prekur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme