Ishte i ftuar si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi e çështje tjera për Ballkanin Perëndimor, por në Forumin Diplomatik në Antalia, Mirosllav Lajçak foli vetëm në këtë cilësinë e dytë të tij.
Në panelin ku po diskutohej e ardhmja e Evropës, sllovaku Kosovën e përmendi vetëm në dy sekonda kur foli se ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në raport me unionin. Përmendi faktin se Kosova ende nuk mund të lëvizë lirshëm.
Ky megjithatë Kosovën bashkë me pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e sheh medoemos si pjesë të Evropës.
“Ne nuk u larguam. Amerika u tërhoq dhe u kthye mbrapa, por ne gjithnjë kemi qenë këtu, dhe çfarë dua të them është se nuk ka alternativë tjetër për BE-në veç ta ftojë rajonin t’i bashkohet BE-së dhe nuk shoh alternativë më të mirë as për ata përveçse të bëhen pjesë e familjes evropiane”.
Lajçak e pranon se Evropa e ka humbur kredibilitetin e saj, por thotë se po punon për zgjidhje.
“Viti 2020 ka qenë viti i vetëm, për sa e mbaj mend të paktën, që asnjë nga gjashtë shtetet nuk ka rritur asnjë progres, por këtë vit ne biseduam muajin që shkoi me Ministrin e Jashtëm të BE-së dhe gjithsecili në union po thotë se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu, nuk po veprojmë si duhet dhe po e humbim kredibilitetin, dhe po e venitim entuziazmin pro evropian në rajon dhe duhet ta ndryshojmë mënyrën, por po përpiqemi ta gjejmë se si”, tha i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi e çështje tjera për Ballkanin.
Në këtë panel të Forumit Diplomatik të Antalias mori pjesë edhe ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, i cili tha fjalë të rënda për Bashkimin Evropian.
“Është turp, është gabim i madh, më lini të jap shembuj shumë konkret. Unë isha shumë i lumtur kur vizitova Beogradin dhe Tiranën, dhe jam një nga të paktët persona në botë që e ka shok edhe Vuçiqin edhe Ramën dhe mendoj se ata janë liderë të shkëlqyeshëm në Ballkan, dhe unë u thash që duhet të anëtarësoheni por Evropa gjithnjë po i ndryshon kushtet”, tha ai ndër të tjera.
Lajçak konfirmoi se me 6 tetor vendet anëtare të unionit do të mblidhen me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët në Slloveni, pasi ky shtet merr edhe kryesimin e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë