Prokurori i Specializuar, Jack Smith, sërish ka kërkuar që ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli t’i vazhdohet paraburgimi, në një parashtresë prej 12 faqesh që e ka dërguar në Zyrën e Gjykatësit Paraprak.
Mbrojtja e Veselit ka kërkuar lirimin e tij me kusht, ndërsa lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të refuzimit kërkesa shqyrtohet edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.
Sidoqoftë, Prokurori Smith për herë të parë ka pranuar se ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.
Ai e pohon këtë në pikën 11 të kësaj parashtrese.
“Parashtresat e Veselit janë paramenduar gjithashtu në një portretizim të deformuar të çështjes së ZPS-së. Veseli nuk akuzohet për kryerjen e krimeve si autor i drejtpërdrejtë”, thuhet në parashtresën e Prokurorit Smith.
Akuzat ndaj Veselit lidhen me pozicionin e tij udhëheqës gjatë kohës së luftës dhe Prokurori Smith përsërit pretendimet e tij që tashmë janë thënë në aktakuzën e krerëve të UÇK-së për ndërmarrjen e përbashkët kriminale.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson, disa herë ka shprehur habinë e tij me zvarritjen që Prokuroria po ia bën çështjes, duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të provave që ka në dispozicion, në asnjë rast nuk e akuzon Kadri Veselin për kryerjen e ndonjë krimi.
“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krim”, ka thënë Emmerson./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?