Qeveria e Republikës së Maqedonisë shprehet se vizita e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Zaev në Sofje ka pasur për qëllim përparimin në dialog dhe arritjen e besimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Në frymë të tillë presim të vazhdojnë negociatat. Ndihmë e madhe është propozimi portugez që përmban zgjidhje që janë bazë e mirë për ndërtimin e një zgjidhje të përbashkët që i kënaq dy palët”, thonë nga Qeveria.
Ata shprehen të bindur se zgjidhja është e mundshme, ndërsa për t’u siguruar ajo, ata thonë se po përpiqen maksimalisht për arsye se qytetarët kërkojnë të ardhme evropiane.
“Në të njëjtën kohë, linjat për qëndrimet e identeitit janë të qartë. Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonase, këtë duhet ta dinë të gjithë të përfshirët në proces”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...