Kufiri Shqipëri-Greqi i mbyllur deri në fund të qershorit

17:18 | 19 Qershor 2021
A. B.

Edhe pse autoritetet greke dhe ato shqiptare njoftuan një ditë më parë fillimin e lëvizjes për të gjitha kategoritë e udhëtarëve drejt Greqisë, këtë të shtunë pika doganore e Kapshticës ka qenë e mbyllur.

Autoritetet e kufirit pohuan se ishin njoftuar nga pala greke mbrëmjen e së premtes, që vendimi për hapjen e kufirit do të hynte në fuqi pas datës 28 Qershor.

Deri në këtë datë kufiri do të jetë i hapur vetëm për punëtorët sezonalë dhe qytetarët me pasaportë greke apo leje qëndrimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme