Komuna e Zhelinës ka reaguar në lidhje me shkrimet në media për urën e këmbësorëve në fshatin Strimnicë.
“Ura është 100% e porositur, paguar dhe realizuar nga Komuna e Zhelinës. Për te gjithë ata që kanë kontribuuar vullnetarisht, ne u jemi mirënjohjes.”
“Asnjë denarë nuk iu është marrë banorëve të fsh. Strimnicë për ndërtimin e Urës së këmbësorëve. Ura e vendosur është e porositur dhe realizuar nga buxheti i Komunës se Zhelinës. Tani,gjatë realizimit është vërtetë se kanë ndihmuar vullnetarisht edhe banorë të fshatit për të cilën gjë, ne publikisht i kemi falënderuar dhe jemi mirënjohës për gjestin. Ura nuk ekzistonte, sot ekziston dhe realizohet për së pari herë, dhe e realizuar me standardet më të sigurta të mundshme” ka vazhduar reagimi i tyre.
“2. Projekti nuk ka ndryshuar. E vërteta është se projekti i pare, ka qenë ide e jona, ndryshe nga kjo që e kemi realizuar sot. Por, edhe atë projekt ideor edhe këtë, e kemi përshkruar ne si komunë e Zhelinës. Ajo nuk realizohej si e tillë sipas inxhinierit, për shkaqe teknike dhe situatës së caktuar në teren. Dhe vendosëm për këtë që shihni sot në fotografi dhe që është e realizuar.
Ajo që vlerësojmë se është me rëndësi dhe duhet ta dinë edhe qytetarët tanë është se, versioni i parë Urës së këmbësorëve kushtonte gjysmë çmimi në krahasim me këtë Urë që është e vendosur sot””, thuhet në reagimin e Komunës së Zhelinës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...