Brenda Muzeut Etnografik të Gjakovës, këtu ku ruhet kultura shqiptare ndër shekuj

14:19 | 19 Qershor 2021
L G

Muzeu etnografikë në Gjakovë është një shtëpi me karakteristikat më interesante në qytet, si dhe përfaqësuese tipike e banimit urban e ndërtuar qysh më 1810 nga mjeshtërit dibran.

Kjo shtëpi është e përbërë nga dy etazhe dhe dy çardak.

Bukuritë që gjenden në këtë shtëpi të lënë të kthehesh pas në kohë, e të përjetosh për së afërmi jetesën e të gjithë atyre që jetuan në këtë shtëpi.

Kati përdhese shfrytëzohet për ekspozita tematike, siç janë veglat e punës, enët ushqimore, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Zyrtari komunal për trashëgimi kulturore, Leutrim Binxhija, rrëfen me detaje historinë e zhvilluar brenda mureve të kësaj shtëpie.

Kjo më herët ka qenë një shtëpi tipike gjakovare e që në të kanë jetuar, punuar, familje me tradita shqiptare.

Nëpër të gjitha dhomat arrin të shohësh kulturën shqiptare ndër shekuj, që është ruajtur me fanatizëm dhe me plotë nostalgji.
Dhoma e pritjes, ndryshe e njohur si pika vrojtuese tregon qartë se meshkujt e kësaj shtëpie sistemoheshin këtu gjithmonë.

Dhoma e mysafirëve e harmonizuar dhe e kompletuar e bërë vetëm për miqtë të cilët vinin në këtë shtëpi, e ku gjithmonë priteshin nga i zoti i shtëpisë.
Karakteristik e kësaj shtëpie ishte se në çdo dhomë gjendeshin edhe hamamgjikët apo banjot private.

Në qoshen e shtëpisë me të dal nga dhoma e mysafirëve ishin edhe stufat ku bëhej edhe ndezja e zjarrit për ngrohjen e të gjithë shtëpisë.

Brenda këtij muzeu ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës.

Sapo të hysh në dhomën e nuses arrin të shohësh sëndukët apo arkat e pajës së nuses e deri tek hola i njohur si djepi i fëmijës. E kjo dhomë përfaqësonte nusen e re të ardhur në këtë shtëpi.

Në këtë shtëpi nuk ka si të mungoj edhe dhoma e punës, ku grat e kësaj shtëpie punonin me shumë zell.

Të gjitha këto eksponate të cilat janë këtu janë të dhuruara nga njerëzit që nderë vite të arrin të kujtohen dhe mbahen mend./S.D./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme