Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u bënë thirrje të premten vendeve të Bashkimit Evropian që të koordinojnë politikat e tyre të rihapjes së kufirit COVID-19 dhe të mbrohen nga variantet e reja të virusit.
Macron tha se vendet e BE duhet të jenë të kujdesshme për të mos lejuar përhapjen e varianteve të reja, duke shtuar se BE po vëzhgon zhvillimet në Britani, e cila ka parë një rritje të madhe në rastet e raportuara javore të variantit Delta, transmeton arbresh.info
“Disa vende i kanë rihapur kufijtë e tyre më herët për arsye të industrisë turistike, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ri-importojmë variante të reja,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Merkel para një darke pune në kancelarinë në Berlin.
Merkel shtoi: “Ne nuk mund të veprojmë sikur koronavirusi të ketë mbaruar”.
“Kujdesi është akoma i nevojshëm në mënyrë që të kemi një verë me shumë liri, në mos me të gjitha liritë,” tha ajo.
Duke iu kthyer marrëdhënieve të BE me Rusinë, Merkel tha se blloku duhet të mbajë dialogun me Moskën, megjithë ndryshimet e mëdha mbi çështjet e sigurisë dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri.
“Rusia është një sfidë e madhe për ne, por Rusia është gjithashtu një fqinjë kontinentale e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të sigurojmë që të gjitha sulmet hibride (kibernetike) të ndalen,” tha Merkel.
“Por nga ana tjetër ne kemi një interes të qëndrojmë në dialog me Rusinë nëse duam siguri dhe stabilitet në Bashkimin Evropian, aq e vështirë sa është kjo.”
Ajo shtoi: “Unë besoj se kur presidenti i SHB-veA Joe Biden takon presidentin rus Vladimir Putin dhe zhvillon një dialog të hapur është gjithashtu e rëndësishme që ne nga pala evropiane të bëjmë të njëjtën gjë”.
Për ekonominë e BE-së, Macron tha se rimëkëmbja ishte përparësia tani, jo diskutimi rreth rregullave të buxhetit, të parashikuar në Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes./reuters/arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...