Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi pritet të vendos epilogun mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, të cilën Bashkimi Evropian mund ta vendos si një nga kushtet kryesore që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
E një gjë e tillë nuk po shihet të jetë në favor të Kosovës. Kjo pasi që deri më tani zyrtarisht nuk ka pasur një kushtëzim të tillë por që mund të jetë në rrugë, vlerësojnë njohës të çështjeve ndërkombëtare.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha për arbresh.info tha se liberalizimi i vizave nuk është i lidhur me përfundimin por me avancimin e dialogut, e po ashtu dhe me sundimin e ligjit në Kosovë.
“Duhet njohur faktin se tani me procesi i dialogut është i lidhur me liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave nuk do jete i lidhur me përfundimin e dialogut, por me avancimin e tij. Pra me fjale te tjera nëse Kosova bene progres ne kuadër te dialogut dhe sundimit te ligjit atëherë do krijohen kushtet e nevojshme politike për vendimmarrje pozitive sa i përket vizave”, deklaroi Shasha.
E ndërkaq Emrush Ujkani, profesori i së drejtës evropiane për arbresh.info deklaroi se një mundësi e tillë nuk duhet shpërfillur pasi rreshtimi dhe përkrahja indirekte e disa shteteve ndaj lidershipit në Beograd lë të kuptoj që një gjë e tillë mund të ndodh.
“Realisht kushtëzime te tilla nuk ka pasur deri më tash, d.m.th nuk është thënë zyrtarisht që BE e ka kushtëzua liberalizimin me një diçka të tillë, megjithatë me zhvillimet e fundit do ta kemi këtu një situatë të tillë që vetë pozicionimi i disa vendeve për ta blloku ose ngadalësua një proces të tillë, dhe pastaj shtetet që po i japin në një far forme indirekte lidershipit në Beograd, mu më lë të kuptoj që këtu do të jetë një lloj balanci në mes të asaj çka është, edhe iniciativa e Bashkimit
Evropian për ta ndërmjetësua dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e që në kuadër të saj meqenëse nuk ka ndodhur deri më tani një proces i tillë pra liberalizimi i vizave atëherë është shumë e lehtë që kjo mund të vendoset si kartë në tavolinë”, tha Ujkani për arbresh.info.
Ujkani deklaratat e Serbisë të bëra në samitin në Bërdo, i nënkupton si lidhje e ngushtë me liberalizimin e vizave.
“Ju duhet ta keni parasysh diçka, pasi që në proceset politike jo gjithmonë dominon ajo arsyeja e moralit dhe asaj se a është e drejt apo jo, atu duhet të merren vendime që janë politikisht të qëndrueshme, dhe kjo mendoj që është diçka që kam frik se do të jetë në një fazë të mëvonshme pjesë e asaj që do të jetë marrëveshje e përgjithshme , vetë deklarimet dhe konkluzionet në takimin ne Bërdo, ku Serbia del dhe promovon, se ne jemi pajtuar që të kemi liri të lëvizjes, unë ata e nënkuptoj është pjesë e asaj, që duhet të luftohet mbi këtë të lirisë së lëvizshme në kuadër të zonës shengen, gjitha këto mbajnë në kuadrin, si me thanë si përfundimtare, mund të jetë edhe kjo çështja e liberalizimit të vizave”, deklaroi Ujkani.
E fakti i kërkesës së zyrtarit të BE-së, që diskutimi për asociacionin do të sjellë liberalizimin e vizave për Kosovën, Ujkani nuk përjashton që një kusht i tillë të bëhet.
“Me vetë faktin që është vonuar një proces i tillë dhe që po ndodhin thirrje për një marrëveshje përfundimtare dhe përderisa çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të jetë një problem për Kosovën, unë nuk shoh kurrfarë problemi, jo pse kjo është në favorin ton por nuk shoh problem që të sjellët edhe ajo në tavolinë, p.sh. javës së kaluar zyrtari i BE-së tha se mund ti kërkohet Kurtit që në emër të pranimit për me negociua për asociacionin, Kosovës ti jepet liberalizimi u vizave, pra që ai ta ketë njëlloj arsyetimi të brendshëm ose për konsum të brendshëm politik respektivisht, pra të gjitha këto të japin me kuptu që është momentumi i tillë dhe ne i dimë rrethanat shumë ma herët por me gjithë atë nuk është harru dhe ende është atu siç është liberalizimi i vizave dhe tani të njëjtën kohë po vendos ose po ndodh ajo që është procesi politik ndoshta edhe final atëherë nuk e përjashtoj mundësin që të jetë edhe kjo pjesë e saj’, deklaroi Ujkani për arbresh.info.
Ndërkaq Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një përgjigjeje të dhënë, në forumin që po mbahet në Bratislavë për liberalizimin e vizave, theksoi se liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen.
“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajçaku që më tutje ka thënë se gjithsesi, të gjitha kriteret janë përmbushur nga Kosova.
Reagim mbi këtë çështje pati edhe vetë kryekuvendari, Glauk Konjufca, ku para mediave tha procesi i liberalizimit të vizave nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.
“Nëse dikush mendon që liberalizimi i vizave duhet të vendoset si kush shtesë për Kosovën në relacion me dialogun me Serbinë, ky është lajm shumë i keq për qytetarët meqenëse kriteret për plotësimin e të gjitha kushteve, Kosova i ka përmbyllur në vitin 2017”, deklaroi Konjufca.
Ndryshe në prill të vitit 2013, Qeveria e Kosovës miratoi planin e veprimit për liberalizimin e vizave ku u zotua të përmbushë hapat e arritjes së objektivave të vendosura nëpërmjet një qasjeje dinamike, ndërkaq në Raportin e fundit të publikuar me 18 Korrik 2018 u konfirmua përmbushja e të gjitha kritereve./S.D/arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...