Ngjarjet e paralajmëruara për sot

06:53 | 19 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ngjarjet e datës 19 qershor.

Pishina e Gërmisë hap dyert. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)

Bëhet përurimi i rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)

Klubi i Boksit “Sport Center” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës organizojnë Turnir ne Boks. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme