Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) regjistroi një rritje prej 26 përqind të vdekshmërisë në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, njofton “360 shkallë”.
Vitin e kaluar, 25.775 njerëz vdiqën në vend, ndërsa në vitin 2019 numri i të vdekurve është 20.466 njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të ESSH-së, numri i vdekjeve të meshkujve është më i lartë – 13,914 ose 54 përqind. Numri i vdekjeve të foshnjave është 108 dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.4% për 100 vdekje.
Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.6 vjet, gjegjësisht 75.3 vjet për femrat.
Sipas muajit të vdekjes, shumica e rasteve janë në nëntor (3,847), kur vala e dytë e pandemisë Covid-19 arriti kulmin në fillim të vitit 2020.
Sipas ESHS, Covid-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në vitin 2020. Si në vitet e mëparshme, pjesa më e madhe kanë vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, në 41.6% të rasteve. Shkaku tjetër janë neoplazmat me 15.2%, pasuar nga vdekjet për shkak të Covid-19 – me 10.9%.
Te 5.8% e rastet shkaku i vdekjeve janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, ndërsa të vdekurit në të cilët shkaku i vdekjes janë sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike janë të pranishme te 5.3%, ndërsa te 3.7% e rasteve shkaku i vdekjes është sëmundjet e sistemit.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet