Gruaja në Greqi vdes 15 minuta pasi merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer

23:24 | 18 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një grua, rreth 56 vjeç ka humbur jetën vetëm 15 minuta pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Mediat helene raportuan se një grua ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pasi është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Mësohet se 56-vjeçarja ishte duke pritur në spital ashtu siç e parashikon procedura ligjore, kur ajo ka ndërruar jetë papritur.

Ajo ishte në dhomën e pritjes në momentin kur u ankua se kishte dhimbje në gjoks e shpinë dhe ra në tokë.

Sipas të dhënave të para dyshohet se gruaja ka pësuar sulm në zemër dhe edemë pulmonare.

Raportohet gjithashtu se 56-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese. Banorët në fshatin Kertezi, Kalavrita, janë shokuar nga vdekja e papritur e 56-vjeçares, e cila jetonte së bashku me bashkëzortin e saj në këtë zonë.

Mjekët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas por ajo nuk arriti të mbijetonte.

Ende janë të paqarta shkaqet që kanë sjellë vdekjen e 56-vjeçares, por pritet që ekspertiza ligjore të hedh më shumë dritë mbi vdekjen e saj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në shtetin fqinj një person vdes disa minuta pas marrjes së dozës së vaksinës anti-Covid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme