Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tashmë pranë vetes e ka edhe një zëvendësministre të re.
Bëhet fjalë për Liza Gashin, e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka bërë të ditur se në këtë pozitë është emëruar para dy javësh nga kryeministri Albin Kurti.
“Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë mundësi. Do të përqendrohem në çështjet e lidhura me diasporën, si dhe do ta mbështesë ministren Donika Gervalla Schwarz në politikën e jashtme”.
“Duke shikuar para të punoj me administratën tonë, partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetet jashtë vendit, për të avancuar angazhimet e diasporës dhe agjendat e politikës së jashtme”, shkroi mes tjerash Gashi.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur