Ka përfunduar ndeshja mes Kroacisë dhe Çekisë në kuadër të kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në pjesën e parë ishte më dominues Republika Çeke, ku edhe kanë shënuar një gol me anë të një penalltie të shënuar nga Patrik Schick.
Një gabim i mbrojtësit Dejan Lovren i cili ne luftimin në ajër ë zgjati dorën e e goditi lojtarin Patrik Schick i cili pati gjakderdhje nga hunda.
Kroatët ishin komplet ndryshe në pjesën e dytë duke qenë më të rrezikshëm.
Andaj, në minutën e 47-të, kroati Ivan Perisic shënojë një gol duke e asistuar Andrej Kramaric.
Me këtë gol kroatët kanë barazuar rezultatin, 1-1.
Në minutën 35-të është ndëshkuar me karton të verdhë kroati Dejan Lovren.
Kurse nga Çekët, janë ndëshkuar Lukas Masopust, Jan Boril, Adam Hlozek.
Çekia pas kësaj loje vendoset në vendin e parë të tabelës kurse Kroacia vendosët në vendin e tretë, por çdo gjë ende nuk ka përfunduar, sepse çdo gjë mund te ndryshojë pas ndeshjes së Anglisë me Skocinë e cila do të zhvillohet sonte në ora 21:00./arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...