Zaev pas Samitit në Vjenë: Edhe me Bullgarinë mund të gjejmë zgjidhje, ashtu siç gjetëm me Greqinë

16:25 | 18 Qershor 2021
A. B.

Pas mbajtjes së Samiti në Vjenë, kryeministri Zoran Zaev, mbajti konferencë për media, nga ku njoftoi se Maqedonia është shembull se si zgjidhen problemet mes dy vendeve fqinje. Zaev shpreson se edhe problemi me Bullgarinë do të ketë zgjidhje si kontesti me Greqinë.

“Ekzistojnë dëshmi të qarta se në vendet të cilat janë seriozisht të orientuara drejtë BE-së, reformat sjellin përfitime konkrete qytetarëve dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës. Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për këtë. Ballkani perëndimor është i lodhur nga mosmarrëveshjet historike dhe për këtë, ne, si politikan bashkëkohor duhet të shohim përpara dhe të fokusohemi tek zgjidhjet. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, ne me Greqinë treguam se kjo është e mundur dhe nga procesi i keqkuptimit të dalim si miq më të fort. Besoj se kjo është e mundur edhe me Bullgarinë”, tha Zaev.

Zaev porositi që viti 2021 të jetë vit për tu mbajtur mend, e që bashkërisht të bëhet hap madh me fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në marsin e vitit të kaluar Këshilli Evropian njëzëri dha dritë jeshile për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke përfshirë edhe Bullgarinë, e cila konfirmoi rezultatet tona, si dhe kapacitetet dhe gatishmërinë tonë për fillim të bisedimeve janë të pakontestueshme. Prandaj kërkojmë që BE ta përmbushe obligimin fundamental dhe t’i njohë dhe ruaj si pasuri e paçmuar identitetet dhe dallimet historike të kombeve në kontinentin Evropian”, tha Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme