Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizuan një aktivitet për të shënuar këtë ditë.
Me rastin e shënimit të kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo rinovuar në Vrandioll, shkruan arbresh.info
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në këtë organizim tha se Kosova e njeh më së miri ndjenjën e lënies së shtëpisë pasi që jemi përballur me këtë situatë në vitet 1998-99.
“Dita ndërkombëtare e personave të cilët u detyruan që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe tani në respekt të atyre që ikin nga vendi i tyre për të gjetur një vend më të mirë, OKB e shënoi këtë ditë si dita e refugjatëve. Si vend ne jemi përballur me një situatë të njëjtë në vitin 1998-99 ku shumë kosovarë u larguan nga shtëpitë e tyre ne e dimë se çka është të largohesh nga vendi, Kosova si vend i cili para 23 viteve ka hartuar një dokument që të rregulloj të drejtat e refugjatëve , por këto duhet zbatuar për të gjithë ata që do ju duhet kjo mbrojtje. Ne punojmë çdo ditë t’u ofrojmë një jetë të mirë që të vazhdojnë jetën si të gjithë ata që jetojnë këtu. Ju sigurojmë që do të punojmë që të ofrojmë siguri maksimale që të gjithë të strehuarit që janë këtu dhe të gjithë ata që vijnë pas tyre. Charity fondation e ka listuar Kosovën si të parën në Ballkan për strehimin e refugjatëve”, tha Sveçla/arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...